LAJMI I FUNDIT:

Patriarku Irinej thotë se Vuçiqi po lufton heroikisht për Kosovën

Patriarku Irinej thotë se Vuçiqi po lufton heroikisht për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili mori pjesë në seancën e Asamblesë së Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe me ftesë të Patriarkut Irinej, tha se pas bisedës me peshkopët lidhur me çështjen e Kosovën, atij i mbetet të vazhdojë luftën për të nxjerrë maksimumin nga çdo gjë që mund të fitojë për popullin serb, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, por pa pranuar të shantazhohet dhe dhënien e asaj që nuk kanë të drejtë ta japin.

Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se gjatë takimit, i cili zgjati dy orë e gjysmë, ka shprehur shqetësim të madh për popullin serb në Kosovë dhe ka folur hapur dhe me sinqeritet për çdo gjë që e preokupon popullin e tij.

“Më duket se jemi kuptuar mirë, se është e rëndësishme të kuptojmë dallimet tona, por të respektojmë njëri-tjetrin dhe të besojmë se po punojmë në interesin më të mirë të vendit tonë…”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Vuçiq tha se  do të vazhdojë të punojë në interesin më të mirë të njerëzve në Kosovë dhe të shtetit.

Patriarku Irinej tha e presidenti Vuçiq po lufton heroikisht për Serbinë, Kosovën  dhe çdo gjë lidhet me emrin e Serbisë.  Ai tha se ky nuk ishte vetëm qëndrimi i tij personal, por edhe i Asamblesë së Kishës Serbe.

Patriarku tha e gjatë takimit është konstatuar se situata rreth Kosovës është shumë e vështirë dhe se është e paqartë se si do të gjendet zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Në mbledhjen e Asamblesë së Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe mori pjesë edhe kryetari i Republikës Srpska, Milorad Dodik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori