LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e ministreve dhe deputeteve, nga banesat deri te llogaritë e mbushura bankare

Pasuria e ministreve dhe deputeteve, nga banesat deri te llogaritë e mbushura bankare

Janë zbardhur sot një pjesë e pasurisë të deputeteve që janë rimandatuar nga zgjedhësit dhe partitë e tyre, në legjislaturën e re të Parlamentit. Ndërkohë, deputetet që kanë marrë më 25 qershor mandatin e tyre, pritet që deklarimin e pasurisë ta bëjnë në muajt në vijim, sipas afateve të caktuara nga ILDKP-ja.

Referuar rubrikës “Para dhe Pushtet”, të publikuar në portalin “Spending Data Albania 4”, ministret aktuale të qeverisë “Rama2”, që janë njëkohësisht edhe deputete në Kuvendin e ri të Shqipërisë, Olta Xhaçka, Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro e Ogerta Manastirliu, në deklarimet e tyre kanë raportuar ndryshimet e llogarisë. Ministrja Xhaçka ka deklaruar pagën e saj si deputete, 2 528 836 lekë, dhe faktin se në 2016-ën ka qenë në proces të marrjes së një kredie për shlyerjen e detyrimeve sipas kontratës së blerjes së një apartamenti banimi 2+1 në Tiranë, për të cilin ka parapaguar 19 000 euro në vitin 2012.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se është bashkëpronare në dy apartamente banimi në Tiranë. Bashkëshorti i saj deklaron se ka disa llogari bankare, por edhe kredi për blerje apartamenti. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron shitje të 3 apartamenteve vitin e shkuar dhe ndryshime në llogaritë bankare. Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka deklaruar, veç pagës së saj, edhe honorare të marra nga mësimdhënia si dhe ndryshime në llogaritë bankare të vajzës së saj, pedagoge në universitet.


Dy deputetet socialiste të Fierit, Adelina Rista dhe Antoneta Dhima, kanë deklaruar pronësinë mbi pjesë tokash truall ose arë. /GazetaShqiptare/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori