Deponia e mbushur me mbeturina që për shtatë vjet ka qëndruar pranë shtëpive të banorëve në fshatin Bardhosh të Prishtinës, sot është pastruar e tëra.
Me kërkesë të banorëve, ekipi i organizatës “Ta pastrojmë Kosovën”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, ndërmarrjen “Pastrimi” dhe kompaninë për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, e nisën ditën në Bardhosh ku i dhanë fund rrezikut që i ekspozoheshin banorët e Bardhoshit. Përmes këtij aktiviteti, ata shënuan edhe Ditën e Evropës, me mesazhin që Kosova nuk mund t’i bashkohet Evropës me një mjedis të ndotur.
Banorët e kësaj ane, në vazhdimësi rrezikuan vetën dhe fëmijët që për çdo ditë përshkojnë rrugën pranë deponisë për të arritur në shkollë, duke hedhur kështu gjësende të ndryshme. Me këtë lloj tempo, për shtatë vjet, ky vend u shndërrua në një kaos të madh mbeturinash.
Milam Cakolli, njëri nga banorët përreth kësaj zone, tha se bashkë me fqinjët kanë organizuar një peticion, përmes së cilit kanë kërkuar ndihmë në heqjen e deponisë.
Ai vet pranon se krejt kjo situatë ka ardhur nga pakujdesia e banorëve.
“Prej banorëve. Janë të papërgjegjshëm, qesin vend e pa vend, është një harresë, përtesë, që të shkojë deri tek faturimi i pastrimit, atëherë hajt ta hedhim këtu. Këto janë pasojat që ne i mbajmë, edhe fëmijët tanë i mbajnë. Kështu që me heqjen e tij sot ndjehem shumë i lumtur, dhe besoj që do të vetëdijesohen edhe popullata, të gjithë të hyjmë në pastrim-faturë dhe nuk do të kemi më probleme të tilla”, tha ai.
Koordinatori i Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, bashkë me vullnetarët, mblodhën gjësendet që për vjet me radhë qëndruan pranë shtëpive të banorëve të Bardhoshit.
Ai tha se përmes këtij, dhe aktiviteteve tjera të tilla, duan t’i thonë Evropës që qytetarë t e Kosovës po vetëdijesohen sa i përket mirëmbajtjes së mjedisit.
“Ky aksion po zhvillohet për Ditën e Evropës, sot është 9 maji, dhe si evropianë të rijnë që jemi, si qytetarë që po synojmë të integrohemi në Evropë, mendoj që këto pamje si kjo këtu nuk na dërgojnë atje. Andaj, ne sot për nderë të kësaj dite po duam t’i themi Evropës se megjithatë, qytetarët e Kosovës kanë filluar të vetëdijesohen, dhe kemi filluar ta pastrojmë vendin tonë, sepse dihet që mjedisi është një para-kusht për integrim në bashkimin Evropian, andaj, me këtë qasje që e kemi pas deri më tani, vështirë se ne mund të integrohemi atje. Kështu që është mirë që shembulli i Bardhoshit, dhe shembuj të tjerë në Prishtinë, e vende tjera, po japin një mesazh, në radhë të parë për vet ne qytetarët se duhet të mobilizohemi, dhe vlen të përmendim se kjo deponi ka vite që është këtu dhe ka ardh deri te pastrimi i saj vetëm me insistimin e banorëve”, tha Hasanaj.
Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, i cili ndihmoi gjatë pastrimit, u zotua se komuna nuk do të ndalet derisa të largojë të gjitha deponitë e tilla në Prishtinë.
“Është një lajm i gëzueshëm për qytetarët e kësaj pjesë, gjithashtu, u bëjë thirrje qytetarëve që të hyjnë në sistem të pagesës në ndërmarrjen ‘Pastrimi’, që mos të kemi në të ardhmen problem të tilla. Ne si Komunë e Prishtinës, së bashku me ‘Ta pastrojmë Kosovën’, dhe gjithë partnerët tanë, do të vazhdojmë që t’i largojmë të gjitha deponitë në qytetin e Prishtinës. Zotohemi se nuk do të ndalemi derisa t’i heqim të gji tha deponitë për qytetarin e Prishtinës, sepse e dimë të gjithë që kjo është e mirë për mjedisin dhe shëndeti ne qytetarëve”, tha ai.
Nisma e sotme, vazhdojë me aktivitetet për pastrim edhe pranë Muzeut të Kosovës në Prishtinë, në oborrin e Xhamisë, pjesë kjo e cila nga vet qytetarët ishte mbushur me mbeturina.
Drejtori i Muzeut, Skënder Boshtrakaj u shpreh i shqetësuar me sjelljet e qytetarëve. “Sot vullnetarët e ‘Të pastrojmë Kosovën’ kanë planifikime të gjelbra edhe pak lapidariumin e Muzeut të Kosovës, e kanë gjet një donacion të vogël me bimë dhe simbolikisht për ditë të Evropës. Po ta kishin të gjithë ndërgjegjen e tyre nuk munden me miell bimë në lapidarium kur përball tyre në oborr të Xhamisë që është në proces të restaurimit ka mbeturina që nuk na bëjnë nder. Këtu më shumë se gjysma e Prishtinës vinë të marrin ujë tek kroi i Xhamisë dhe unë nuk kam parë njeri që pastron këtu, por kam parë me qindra që përpos që vijnë me marr ujë hedhin mbeturina tek kroi ku e marrin ujin, dhe në oborr të Xhamisë, me të cilin shumica e institucioneve dhe qytetarët krenohen, sepse nder të tjerat është edhe një monument i rëndësisë së veçantë. Qytetarët duhet të zgjohen për bërllokun, të zgjohen për korrupsionin dhe mos të shkojnë me pare në dorë me i dhanë kujt të munden veç që të kryej punë shpejt”, tha Boshtrakaj.
Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe me datën 24 maj të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pushime luksoze dhe të përshtatshme e me çmime të lira, i gjeni vetëm në Eurokoha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?