Kaliforninë e ka goditur një nga zjarret më të mëdha që ndonjëherë mbahet në mend në historinë e këtij shteti amerikan.

Raportohet se të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 tjerë po konsiderohen të zhdukur, transmeton Telegrafi.


Aktori amerikan John Shreiber, ka treguar pasojat e këtij zjarri në një video të publikuar. Aty mund të shihet se si zjarri "ka ngrënë" urën e ndërtuar nga çeliku dhe asfalti në Malibu.

Gjithashtu në internet është duke qarkulluar edhe një video tjetër rrëqethëse, të cilën e ka filmuar kameramani i Reuters.

"Jam i rrethuar nga zjarri", ka deklaruar kameramani i Reuters, derisa gjithçka rreth tij po digjej.

Zjarri ka shpërthyer gjatë javës së kaluar, e sa është i rrezikshëm e tregon më së miri raporti i zjarrfikësve të cilët kanë pranuar se nuk kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shpëtojnë qytetin Paradise. /Telegrafi/