Uragani Walaka ka "përpirë" brenda natës njërin nga ishujt e arkipelagut të Havait.

Gjykuar në imazhet satelitore të agjencisë për ruajtjen e resurseve ujore dhe kafshëve të egra në SHBA, ishulli East është mbuluar plotësisht nga uji, transmeton Telegrafi.


2 4

Ai është i gjatë rreth një kilometër dhe i gjerë 120 metra. Në ishullin East jetonin gjysma e breshkave të gjelbra të detit si dhe fokat. Arkipelagu përbëhet nga 24 ishuj në pjesën veriore të Paqësorit.

3 5

Ndërkaq shkencëtarët po frikësohen se për shkak të ndryshimeve klimatike mund të zhduken edhe ishujt tjerë. /Telegrafi/