LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e pandemisë COVID-19, Ajdini: Shkalla e papunësisë në Kosovë ka arritur në 50 për qind

Pasojat e pandemisë COVID-19, Ajdini: Shkalla e papunësisë në Kosovë ka arritur në 50 për qind

Shkalla e papunësisë në Kosovë si pasojë e pandemisë ka shkuar në 50 për qind nga rreth 30 për qind sa ka qenë në muajin mars, kështu thotë kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Madje, Ajdini ka thënë se kjo shifër mund të jetë edhe më lartë, por pasi që nuk ka ndonjë analizë të thuktë nuk mundë të flitet.

“Menjëherë thuaje 50 për qind, për atë arsye po them se pandemia na ka dëmtuar mjaft në zhvillim ekonomik edhe për atë arsye po them se janë mbyllur disa biznese dhe ka rënie të papunësisë, megjithatë atë papunësia është diku 50-50 dhe mundet edhe më lartë me qenë, por mbasi nuk kemi ndonjë analizë të thuktë nuk guxojmë të flasim ndonjë fjalë boshe”, tha Ajdini për EO.


Ai ka paralajmëruar edhe kolaps në nivel shtetërorë nëse vazhdon situata e rënduar ekonomike në vend.

Ndërsa, për Pakot Ekonomike nga Qeveria ai ka thënë se janë zhgënjyese sepse asnjëherë nuk janë ekzekutuar në kohë të duhur.

“Është zhgënjyese, sepse nuk ju ka dhënë në kohë të caktuara dhe në kohë të duhur dhe kanë prit sa muaj, por më në fund u realizuan. Nëse vazhdon situata kështu ta them sinqerisht vaj halli për neve dhe atëherë do të jetë një kolaps në nivel shtetërorë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Kalo në kategori