Christina Aguilera ka festuar ditëlindjen e 40-të të premten dhe pastaj me të gjithë adhuruesit e vet ka ndarë një mesazh të bukur e të thellë.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, ajo ka shkruar në lidhje me moshën e saj – mesazh i mbushur me nota fuqizuese dhe inspiruese.


Në mesin e një teksti të gjatë, ajo ndër tjera ka thënë: “Çfarë koncepti i bukur... jo vetëm t’i ‘mbushësh’ 40 vjet, por të arrish në 40”.

37033704 9069951 image a 1 1608356310047

“Unë jam një shpirt i vjetër dhe e vlerësoj mençurinë, mirësinë dhe bukurinë që vjen me çdo vit të ri të jetës”, ka shtuar ajo.

Në mes të rreshtave, ajo nuk ka hezituar t’i prek edhe ngjarjet e paprecedentë të vitit 2020.

37033706 9069951 Inspirational The Drrty singer took to her Instagram that evenin m 13 1608357044259

“Bota jonë është kthyer mbrapsht, por unë ende kam shumë besim në të ardhmen”, ka shtuar ajo.

Në fund ajo nuk ka hezituar t’i falënderojë edhe, siç i quan ajo “shpirtrat e bukur e të rrallë”, të cilët kanë qëndruar pranë saj për mbi 20 vjet. /Telegrafi/

37033708 9069951 Toward the end Christina made sure to thank those closest to her m 14 1608357077169