Site icon Telegrafi

Pasi larguan Perisicin, Hajduku po e rikthen në shtëpi një tjetër yll të madh të Kroacisë

Ish-lojtari i kombëtares kroate, Ante Rebiq është afër Hajdukut dhe duket se transferimi është një punë e përfunduar.

Lajmi që përflitet prej dhjetë ditësh në Split dhe rreth klubit tashmë po shkon drejt realizimit.

Negociatat e lojtarit, i cili është pa klub pas largimit nga Besiktasi dhe për këtë arsye nuk kërkon dëmshpërblim dhe Hajduku janë konkretizuar, transmeton Index.hr.

Lexo po ashtu Kaos te Hajduku, Gattuso përjashton yllin kroat nga skuadra

Hajduk po e zëvendëson të larguarin Ivan Perisic me Ante Rebic, një tjetër futbollist i madh që ka lënë gjurmë në top ligat evropiane dhe me Kombëtaren e Kroacisë.

Në kontratën me Hajdukun ai kishte një klauzolë sipas së cilës mund të largohet nga 29 gushti deri më 5 shtator për vetëm 200 mijë euro.

Për këtë arsye Hajduk ka nisur më herët negociatat me Rebicin, për të gjetur në kohë një zëvendësues për Perisicin.

30-vjeçari Rebic është i lindur në Split, por ai kurrë më parë nuk ka luajtur për Hajdukun.

Sulmuesi kroat karrierën e ka nisur te RNK Split dhe si adoleshent në vitin 2013 u shit te Fiorentina për 4,5 milionë euro.

Ai gjatë 11 viteve jashtë Kroacisë ka luajtur për skuadra si Fiorentina, RB Leipzig, Verona, Eintracht Frankurt, Milan dhe së fundmi Besiktas. /Telegrafi/ 

Exit mobile version