Një vajzë ka shpërndarë në internet një zarf brenda të cilit ishte fatura e një darke që e kishte shijuar me një mashkull, të cilit pas këtij takimi nuk i është lajmëruar më në telefon.

Amanda Burnett nga Indiana e SHBA-ve, ka publikuar faturën që i ka ardhur me postë nga një person i paemëruar, ku figuronte lista e pijeve dhe ushqimit që e kishte ngrënë gjatë një darke "romantike" që në fund kishte çmimin total, transmeton Telegrafi.


1 185

Por, derisa 23-vjeçarja është nervozuar me faturën, përdoruesit e rrjeteve sociale janë ndarë në dysh ku disa prej tyre insistojnë se ajo do të duhej të paguante gjysmën e çmimit të darkës, pasi që nuk ishte e interesuar për atë mashkull që asokohe nuk mund t'ia thoshte në sy.

3 80

Përbri faturës Amanda ka shkruar: "Një mashkull më ka dërguar faturën e darkës që e kemi ngrënë disa javë më parë. E gjithë kjo po ndodh vetëm pse nuk i jam lajmëruar më në telefon".

6 52

Sipas faturës, dyshja kishin ngrënë darkë në një restorant të quajtur The Tap në Indianapolis, ku në detaje shpjegohen artikujt dhe çmimet e artikujve që ajo i kishte konsumuar.

7 42

Ajo kishte pirë një pije alkoolike të quajtur "Moscow Mule" që kushtonte 10 dollarë, një birë (10 dollarë) dhe 14.50 një pjatë me patatina me mish.

8 33

Në faturë figuron edhe 2.56 dollarë për TVSH, dhe disa shumë tjera të vogla duke përfshirë bakshishin që në total i binte 39.52 dollarë. /Telegrafi/

5 63

4 72