LAJMI I FUNDIT:

Pasaporta shqiptare kundrejt investimit, BE kundër: Nxisin krimin e organizuar dhe pastrimin e parave

Pasaporta shqiptare kundrejt investimit, BE kundër: Nxisin krimin e organizuar dhe pastrimin e parave

Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri dhe të përfitojnë shtetësinë shqiptare.

Përmes vendimit të këshillit të ministrave, qeveria ka vendosur që një pjesë të procedurave t’i japë me koncension.

Dy kompani të huaja do të ofrojnë dy shërbime, atë të reklamimit të pasaportës shqiptare dhe kontrollit të figurës së personit që do të mund të kërkojë të marrë pasaportën shqiptare.


Por Bashkimi Evropian ka shprehur rezerva lidhur me aplikimin e pasaportës se artë.

Euronews Albania pyeti zyrën e shtypit të BE, lidhur me këtë nismë të qeverise shqiptare.

Pasaporta shqiptare, shtetësia në shitje në këmbim të investimit nga jashtë
Lexo po ashtu Pasaporta shqiptare, shtetësia në shitje në këmbim të investimit nga jashtë

Ana Pisonese, zëdhënëse e Komisionit Europian, thotë se këto projekte rrezikojnë përfshirjen e krimit të organizuar dhe skemat e pastrimit të parave.

“Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimi të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsion përmes aplikantëve të mundshëm që vijnë nga shtete të botës së tretë. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjin e BE-së dhe ka nisur procedurat e shkeljes kundër Shteteve Anëtare në vitin 2020. Për shkak të perspektivës së ardhshme të anëtarësimit në Bashkimin Europian, shtetësia e vendeve kandidate mund të bëhet tërheqëse për investitorët. Kjo gjë po ndodh tashmë gjatë proceseve të anëtarësimit, teksa shtetet kandidate zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me BE-në dhe mund t’i japin të drejtë shtetasve të tyre të hyjnë në zonën shengen pa nevojë për vizë për periudha të shkurtra kohore”, thotë Pisonero.

Zëdhënësja e KE shprehet se skema të tilla mund të rrezikojnë interesat e vendit. Ndërsa shton se Bashkimi Europian po monitorin qëndrimet e gjithë vendeve kandidate lidhur me procedurat e pasaportave. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori