LAJMI I FUNDIT:

Pasaporta diplomatike, e pavlerë

Pasaporta diplomatike, e pavlerë

Pasaportën diplomatike të Kosovës e kanë marrë më shumë se 600 zyrtarë. Ky dokument, pothuajse nuk u ofron atyre kurrfarë privilegji jashtë shtetit. Por, në Kosovë me këtë dokument ata e kalojnë kufirin më lehtë dhe kanë disa lehtësira në aeroport.

Tre deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni nuk kanë marrë pasaportat diplomatike të Shtetit.

Për dallim prej 117 deputetëve të tjerë, Muhamet Mustafa, Emin Gërbeshi dhe Rada Trajkovic nuk janë pajisur me pasaportë diplomatike.

Aktualisht, pasaportë të tillë kanë edhe ish-Presidenti, ish-Kryeministrat, ish-Kryeparlamentarët, Presidentja me familje, Kryeministri me familje, Ministrat me familjet e tyre, Zëvendësministrat si dhe stafi diplomatik i Kosovës.


Gazeta Express ka pasur qasje në listën e pasaportave diplomatike, të cilën e harton dhe mirëmban Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim më Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në këtë listë ishin më shumë se 600 zyrtarë që kanë përfituar pasaportë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Zyrtarët e MPJ-së kanë thënë se kjo listë plotësohet për shkak se ka zyrtarë që ende nuk kanë marrë pasaportë dhe ka të tjerë që i kthejnë pasaportat diplomatike në momentin që e përfundojnë mandatin.

Por, cilat janë privilegjet që ofron pasaporta diplomatike e Kosovës?

Kjo pasaportë iu mundëson zyrtarëve të përdorin dhomën VIP në Aeroportin e Prishtinës, të kalojnë kufirin e Kosovës pa pritur në rend.

Posa ta kalojnë kufirin, zyrtarët e Kosovës trajtohen sikur çdo qytetarë tjetër përveç nëse në vendin ku shkojnë i pret protokolli i shtetit mikpritës.

Sidoqoftë, zyrtarët e pajisur me pasaportë diplomatike duhet të pajisen me vizë njësoj sikur qytetarët me pasaporta jodiplomatike. /Express/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Kalo në kategori