Më shumë se 100 persona ishin në bordin e një trageti, ndërsa ai u përfshi nga zjarri në brigjet e Tajlandës jugore të enjten në mëngjes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, trageti, një shërbim gjatë natës nga Surat Thani në ishullin e njohur turistik Koh Tao, ishte gati të mbërrinte në destinacionin e tij kur filloi zjarri.
Kështu, disa pasagjerë duhej të hidheshin në det për t’i shpëtuar zjarrit, sipas agjencisë së lajmeve AP.
Autoritetet konfirmuan se nuk kishte të lënduar.
Local media are reporting that a boat is on fire in the middle of the sea near the tourist desitination of Koh Tao. Reports are emerging that other boats in the area are already undertaking rescue efforts.
It is still not known how many people were there on the boat and what… pic.twitter.com/oljOzAPbKr
— Thai Enquirer (@ThaiEnquirer) April 4, 2024
Një nga pasagjerët, Maitree Promjampa, i tha AP se ai fillimisht dëgjoi një zhurmë kërcitëse dhe më pas ndjeu erën e tymit.
Më pak se pesë minuta më vonë ai pa flakë, duke bërë që ata që ishin në bord të nisin të bërtasin dhe të alarmonin për situatën.
Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/