Portieri meksikan, Guillermo Ochoa ka befasuar të gjithë me numrin e zgjedhur të fanellës.

Ochoa ka befasuar të gjithë para disa ditëve me zgjedhjen e transferimit të tij.


Meksikani vendosi të transferohej nga Malaga e La Ligas, tek skuadra nga Superliga Belge, Standart Liege, ndërsa sezonin e fundit ishte i huazuar te Granada.

Ky transferim i Ochoas ka befasuar të gjithë, pasi 31-vjeçari gjithmonë ka paraqitje të shkëlqyera me kombëtaren e Meksikës dhe mendohet një skuadër me e fortë për të.

Megjithatë, ky transferim nuk është befasia e vetme e Ochoas, pasi meksikani ka zgjedhur të bartë fanellën me numër 8, numër që zakonisht mbahet nga mesfushorët. /Telegrafi/

ochoa

telegrafi sport app