Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot Klinikën e Onkologjisë, në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.
Osmani premtoi mbështetje për këtë klinikë, derisa sugjeroi Qeverinë dhe Kuvendin që shëndetësia të jetë prioritet mbi prioritete në hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.
E para e shtetit pas takimit me krerët e SHSKUK-së, tha se ajo nuk ka shkuar në Onkologji vetëm për të rritur vetëdijesimin për kancerin e gjirit, por me ndihmë konkrete për 100 paciente.
“Ne sot nuk kemi ardhur vetëm të flasim, por kemi ardhur me ndihmë konkrete për 100 paciente dhe veprimin konkret që kjo nga viti i ardhshëm të shndërrohet në 400 paciente. Sa i përket tremujorit të fundit, tashmë drejtoresha na njoftoi se ka pasur një sigurim të buxhetit të nevojshëm që realizohen kërkesat sa i përket barnave esenciale, pasi çështja e barnave që shfrytëzohen në mënyrë të personalizuar… Nuk është shkencë raketore, por janë kërkesa të realizueshme që mund të realizohen kur ka vullnet politik. Siç e thash kur miratohet buxheti duhet prioritet mbi prioritete të vendoset shëndetësia”, tha Osmani, transmeton KP.
Donacionin e presidentes Osmani e mirëpriti drejtoresha e SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, e cila tha se do të insistojnë që të ardhmen të ketë një paketë të rregullt për trajtimin e kancerit të gjirit.
“Do të insistojmë të ardhmen që kjo të jetë paketë të rregullt të trajtimit të sëmundjeve malinje, këtë rast tek gratë me kancer të gjirit. Normalisht, sfida ekzistojnë, këto do të adresohen të ardhmen me shumë seriozitet nga menaxhmenti në SHSKUK, por gjithashtu në vazhdimësi kemi edhe mbështetjen nga qeveria dhe presidenca”, theksoi ajo.
Ndërkohë, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi, tha se qëllimi i tyre është që pacientët të marrin trajtimin meritor.
“Dymbëdhjetë muaj jemi rozë dhe mundohemi të japim shërbime dhe t’i trajtojmë në mënyrën më meritore pacientët tanë dhe jo vetëm. Në takimin e përbashkët që e kishim, presidentja ishte e hapur dhe vazhdon të mbetet simbol i përkrahjes dhe mbështetjes për neve si institucion, por gjithmonë në qendër edhe pacientin. Qëllimi është që pacientët tanë në një vend që ka shumë mangësi të marrin trajtimin meritor dhe mos të kemi defekte asnjëherë. Ky donacion që duket i vogël për ata që e japin, por do të thotë shumë për ata që marrin”, tha ai.
Nga ana tjetër, Nafije Latifi, drejtuesja e qendrës “Jeta Vita”, sugjeroi gjithë qytetaret që të bëjnë kontrolle, në mënyrë që sëmundja për kancerin e gjirit të zbulohet më herët.
“Ne si shoqatë jemi munduar të arrijmë te çdo qytetar që të ketë kujdes për shëndetin e vet, të bëjë kontrolle, në mënyrë që sëmundja të zbulohet më herët, pasi nuk ka parandalim”, tha ajo.
Në kuadër të donacionit, presidentja Osmani dhuroi 100 komplete-100 proteza silikoni dhe 100 gjoksore, po ashtu edhe të 100 parukave për pacientët me kancer të gjirit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atentati në Kurbin, dyshohet për hasmëri – Viktima, babai i dy të dënuarve për vrasje

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri