Pas vendimit të PZAP-së për të anuluar votat e Komunës së Dragashit, LDK ka dërguar sot në Gjykatën Supreme ankesë kundër këtij vendimi.
“PZAP dje morri vendim të paprecedentë në sistemin zgjedhor të Kosovës, tre gjyqtarë të PZAP-së kanë anuluar të gjitha votat e mërgatës, pa kontaktuar, pa verifikuar e pa kërkuar të vërtetën në Dragash”, deklaroi në një konferencë për media zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi.
Ajo thotë se të njëjtat vota ishin certifikuar dhe marrë parasysh në raundin e parë të zgjedhjeve, përcjell Telegrafi.
“Ato vota ishin verifikuar hapur, numëruar e pranuar sit ë rregullta nga KQZ edhe në raundin e dytë. Kjo është një përpjekje antidemokratike për përmbysje të rezultatit zgjedhor në tavolinë”.
Halimi thotë se LDK ka dorëzuar në Supreme mbi 200 dëshmi të votuesve të Dragashit në mërgatë për raundin e dytë.
“LDK beson se sistemi zgjedhor në Kosovë do të mbrohet nga Gjykata Supreme, vullneti vota e çdo qytetari do të mbrohen me dinjitet. LDK veprimin e tre gjyqtarëve të PZAP-së do t’i adresojë edhe te misionet ndërkombëtare për monitorim të zgjedhjeve si sulm i paprecedentë ndaj procesit zgjedhor”.
LDK thotë se qytetarët e Dragashit duhet të jenë të qetë pasi sipas saj askush nuk do të mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Derisa kandidati i LDK-së në Dragash, Behxhet Xheladini, ka treguar më shumë detaje lidhur me ankesën që kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave nga diaspora.
Ai, në një konferencë për media, tha se vendimi i PZAP-së ishte skandaloz, derisa insiston se procesi i votimit nga diaspora ka qenë i pastër si loti.
“Bashkë me ekspertët e LDK-së kemi përgatitur ankesën të cilën e kemi dorëzuar para pak çastesh në Gjykatën Supreme. Kjo ankesë vjen pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave nga diaspora. Kësaj ankese ia kemi bashkangjitur të gjitha provat që vërtetojnë se procesi zgjedhor nga ana e mërgatës tonë ka qenë plotësisht i rregullt dhe i pastër si loti. Kemi përgatitur një dosje shumë të gjerë me të cilën do të dëshmojmë para Gjykatës Supreme se vendimi i PZAP-së nuk ka qenë i drejtë dhe ka qenë skandaloz, për shkak se mua më është marrë fitorja në tavolinë”.
Xheladini ka deklaruar se ankesës në Supreme ia kanë bashkangjitur edhe 200 deklarata të votuesve nga mërgata, derisa u shpreh i bindur se Supremja do të vendosë në favor të tij.
“Ne kësaj ankese, përveç tjerash, ia kemi bashkangjitur edhe rreth 200 deklarata të votuesve tanë të mërgatës të cilët pas këtij vendimi kanë qenë jashtëzakonisht të shqetësuar dhe për shkak të pamundësisë që të vijnë këtu, për shkak të kohës së shkurtër, që të vijnë dhe të dëshmojnë pastërtinë e votës së tyre përmes rrjeteve sociale kanë dërguar deklarata të shkruara me dorë. Të gjitha këto deklarata bashkë me listën e personave që janë regjistruar suksesshëm ia kemi dorëzuar Gjykatës Supreme. Jemi të bindur se Gjykata Supreme brenda afatit ligjor prej 72 orësh do të më shpallë kryetar të ardhshëm të Komunës së Dragashit”, tha Xheladini./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa