Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme që ka mbajtur sot ka marrë vendim për reduktimin e punës së gjykatave dhe të njëjtat do të punojnë vetëm për shërbimet esenciale. Këshilli ka kërkuar nga qeveria e Kosovës të anulojë vendim për uljen e pagave dhe e ka quajtur atë kundër kushtetues. Sipas tyre, një vendim i tillë është dekurajim për gjyqtarët dhe do të ndikojë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj ka thënë se nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin, Këshilli do të marrë masa tjera nga data 8 dhjetor e këtij viti.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe kryetarët e gjykatave kërkojnë nga qeveria e Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin numër 03/109 të datës 23 nëntor 2022. Puna e gjykatave reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm për shërbimet esenciale. Lista e shërbimeve esenciale do të miratohet nga këshilli gjyqësor i Kosovës në takimin e datës 24 nëntor 2022 pra nesër. Këshilli Gjyqësor dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezent përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës. Nëse qeveria e Kosovës nuk shfuqizon vendimin e datës 23 nëntor 2022 numër 03/109, Këshilli Gjyqësor Kosovës me datë 8 dhjetor 2022 do të vendosë për masa të tjera. Ky vendim i këshillit hyn në fuqi sot me datë 23 nëntor 2022”, ka thënë kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj në një konferencë të jashtëzakonshme.
Sipas tij, është qesharake që ulja e pagave në gjyqësor të arsyetohet me nivel të ulët të luftës kudër krimit dhe korruspionit.
“Absolutisht nuk mund të jetë në asnjë mënyrë justifikim zbritja e pagave në gjyqësor, madje mund ta quaj qesharak, me diskutimin që lufta kundër krimit dhe korrupsionit është në nivel të ulët, ne duhet të angazhohemi të gjithë në mënyrë serioze në një formë të thellë çka ne si sistem kemi qenë të gatshëm dhe e kemi përkrah në shumë iniciativa qeverinë për të avancuar sundimi e ligjit, por absolutisht ky vendim i sotëm do të ndikojë madje edhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit pasi që është një dekurajim dhe rrënim i pozitës së dhe statusit të gjyqtarit. Patjetër që Këshilli Gjyqësor i Kosovës këtë vendim të qeverisë konsideron si përpjekje me ndiku drejtpërdrejt në punën e sistemit gjyqësor, me interferu në punën e sistemit gjyqësor dhe me zvogëlu pavarësinë e sistemit gjyqësor”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se qeveria duhet të qëndrojë larg gjyqësorit dhe ka shtuar ase nuk do të tërhiqen nga vendimet e tyre derisa qeveria të reflektojë.
Në mbledhjen e sotme qeveria e Kosovës ka marrë vendim për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.
Qeveria ka vendosur që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë si para vitit 2017.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës