LAJMI I FUNDIT:

Pas vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II, Mbreti Charles III lëshon deklaratën e parë

Pas vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II, Mbreti Charles III lëshon deklaratën e parë

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Pas vdekjes së Elizabeth II, Mbreti i ri është Charles III, i cili ka lëshuar deklaratën e parë në krye të fronit mbretëror.

“Vdekja e Nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një momenti më i madh i trishtimit për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime”, tha mbreti.


“Jemi të pikëlluar thellësisht me vdekjen e sovranes së dashur dhe të një nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë, Commonwealth dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën”, shkruan fillimisht Mbreti Charles III.

“Gjatë kësaj periudhe zie dhe ndryshimi, familja ime dhe unë do të ngushëllohemi dhe do të mbështetemi nga njohuritë tona për respektin dhe dashurinë e thellë në të cilën mbretëresha mbahej kaq gjerësisht”, deklaroi ai.

Ndryshe, në momentin e vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Uellsit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori