LAJMI I FUNDIT:

Pas vazhdimit të flakës, Samsung ndërpret prodhimin e Note 7!

Pas vazhdimit të flakës, Samsung ndërpret prodhimin e Note 7!

Një tjetër telefon i zëvendësuar Galaxy Note 7 ka eksploduar, këtë herë në Minesota të SHBA-ve. Lajmi vjen pak kohë pas ndezjes në flakë të një tjetër zëvendësimi që ka ndodhur në një aeroplan.

Rasti në Minesota përfshin Abby Zuis, një 13 vjeçare e cila ka treguar se ka ndjerë djegien duke e mbajtur pajisjen në dorë, raporton KSTP. Pas incidentit, telefoni ka pasur shenja të djegies të ngjashme me ato të pajisjeve të tjera të djegura Note 7.

“Ne dëshirojmë t’ua bëjmë me dije të gjithë përdoruesve se e marrim secilin rast seriozisht dhe do të sigurohemi që të bëjmë gjithçka për familjen Zuis,” ka deklaruar një zyrtar i Samsung për The Verge.


Thirrjet për ndalimin e shitjes së Note 7 kanë marrë rritje pas rastit të eksplodimit të Note 7 në aeroplan dhe tani duke se këto thirrje vetëm do të intensifikohen.