Ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, kohëve të fundit përveç procesit gjyqësor po përballen edhe me largime të pjesëtarëve të ekipeve tyre mbrojtëse.
Pas largimit të Gregory Keohe, avokatit kryesor të ish-presidentit Hashim Thaçi, me një situatë të ngjashme po përballet edhe ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi.
Sipas një dokumenti që është publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, Selimi do të mbes pa njërin ndër avokatët e tij kryesor, David Young.
Avokati kryesor i Selimit, Geoffrey Roberts më 8 shkurt të këtij viti, dërgoi një letër ku njoftoi trupin gjykues se do t’ia ndërpresë kontratën si bashkëpunëtor David Young.
“Më 8 shkurt 2024, avokati i z. Selimi, z. Geoffrey Roberts, i dërgoi një letër shefit të Zyrës së Mbrojtjes duke deklaruar se ai vendosi të ndërpresë punën e z. Young si bashkëpunëtor i z.Selimi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në dokument.
Ndërkaq më 13 shkurt 2024, sekretari konfirmoi ndërprerjen e kontratës së zotit Young në përputhje me nenin 18(6) të udhëzimit për avokatët.
Arsyet e largimit të tij nuk janë bërë të ditura.
Kujtojmë që pas largimit të avokatëve të Thaçit, Gregory Kehoe dhe Joe Reeder për shkak të mospagesës, kishte reaguar Ministria e Drejtësisë.
Në një njoftim për media të MD-së thuhej se pagesat për mbrojtjen e Hashim Thaçit janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023, ndërkaq MD potencon se realizon pagesa vetëm për avokatë me të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin 2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro”, kishte njoftuar MD. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë