Pas testimit, Ramiz Lladrovci del pozitiv me COVID-19

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se pas testimit për COVID-19, rezultati i tij ka dalë pozitiv.
Këtë Lladrovci e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se ka vetëm temperaturë dhe se ndjehet mirë.
Postimi i plotë:Qytetarë të nderuar, Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën! /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































