LAJMI I FUNDIT:

Pas shuarjes së PSP-së, të gjitha lëndët në duart e Prokurorisë Publike

Pas shuarjes së PSP-së, të gjitha lëndët në duart e Prokurorisë Publike

Ekipi i Prokurorisë Publike Speciale (PSP) është shkarkuar dhe prokurorët kthehen në prokuroritë publike amë, lëndët e tyre tani e presin vendimin e prokurorit publik shtetëror, Ljubomir Joveski.

Këshilli i Prokurorëve Publikë dje solli vendim për ndërprerjen e mandatit të prokurorëve të PSP-së në pajtim me nenin 9, paragrafin katër të Ligjit për PSP-në dhe sistemimin e tyre në prokuroritë prej të cilave kanë ardhur paraprakisht.

Për atë çfarë ndodh me lëndët e PSP-së, kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski theksoi se ai bën pjesë në kompetencën e prokurorit publik shtetëror Ljubomir Joveski, për të cilin tha se ka të drejtë që një lëndë të caktuar t’ua ndajë prokurorëve të tjerë publikë.


“Udhëzimi i përkohshëm është një punë. Kjo erdhi në rend dite më pas, megjithatë në këtë moment po flas për ndarjen e lëndëve konkrete për punën e prokurorëve publikë konkretë. Këtë të drejtë e ka në pajtim me Ligjin për Prokurori Publike dhe kjo tani për tani mund të jetë zgjidhje e përkohshme lidhur me veprimin, ndërsa me kohë me zgjerimin e numrit të pozitave të prokurorëve publikë në PPTH për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit do të sillet vendim përkatës”, deklaroi Kolevski.

Sipas vendimit të Këshillit, Burim Rustemi kthehet në PTHP Kumanovë, Elizabeta Josifovska në PTHP Gostivar, Lubomir Lape në PTHP Kumanovë, Stevço Donev në PTHP Koçan, Fatime Fetai, Gavrill Bubevski, Lençe Ristovska, Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro kthehen në PTHP Shkup ndërsa për Lile Stefanovsën është sjellë vendim për ndërprerjen e mandatit në PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ajo kthehet në PTHP Radovish.

PSP i ka hapur mbi 20 lëndë. Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për sot është caktuar seancë për lëndën “Titanik” të PSP-së. Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe atë e ka përfaqësuar prokurorja Lile Stefanova, e cila pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Prokurorëve Publikë kthehet në PTHP Radovish./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori