Pas shiut të rrëmbyeshëm krijohet ujëvara, uji i së cilës derdhet shumë afër shtëpive në Itali (Video)
Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë më ditë të tëra në Itali, ka bërë që në një zonë malore të krijohet një ujëvarë vetëm pak metra larg shtëpive të banuara.
Si rezultat i të reshurave të mëdha të shiut, zona përreth Brescia në afërsi të Veronës në veri të Italisë, është krijuar një mrekulli e re natyrore, transmeton Telegrafi.
Fotografi Dario Bonzi, 28-vjeç, ka filmuar skenat e frikshme të ujëvarës mbi 100 metra të lartë e cila derdhej shumë pranë shtëpive të banuara në fshatin Piancogno.
Në video shihet se si uji rrjedh nga drunjtë dhe më pas përplaset në shkëmb e përfundon në tokë në afërsi të shtëpive. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























