Rruga Mitrovicë-Leposaviq vazhdon të jetë e bllokuar, kjo pasi këtë të diel, rreth orës 09:00 ka rrëshqitur dheu në aksin “Shkëmbi i Kajushës”.

Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi, vërehet se rruga nuk është e lirë për qarkullim.


Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës ka thënë se në bashkëpunim me policinë, kanë ndërmarrë veprimet për sanimin e gjendjes, mirëpo rruga vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak të rrezikut për rrëshqitje të reja dheu.

“Luten qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kërkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. /Telegrafi/

policia mitro1 tlg

policia mitro3 tlg