LAJMI I FUNDIT:

Pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiqit, Rada Trajkoviq i drejtohet Vuçiqit: Me këto metoda po i arrinë fitoret Lista juaj serbe

Pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiqit, Rada Trajkoviq i drejtohet Vuçiqit: Me këto metoda po i arrinë fitoret Lista juaj serbe

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit nga IQ “Za slobodu pravdu i opstanak” (Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Rada Trajkoviq, ka reaguar lidhur me rastin e rrahjes së djalit të politikanit serb Nenad Rashiq.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka akuzuar Listën Serbe dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për incidentin e sotëm në Llaplesellë, ku brutalisht ëhtë rrahur i riu Nikolla Rashiq.

“Djali i Nenad Rashiqit, politikanit opozitar serb nga Kosova, brutalisht është rrahur pranë shkollës në Llaplesellë”, ka shkruar Trajkoviq në një postim në Twitter, përcjell Telegrafi.


Trajkoviq thotë se djali i politikanit serb u sulmua nga 30 persona.

“President Vuçiq shiheni se me çfarë metodash Lista juaj serbe arrinë ‘fitoret’ e saj me 95%”, ka shkruar Trajkoviq.

Ndaj rrahjes së djalit të Nenad Rashiqit ka reaguar edhe Lista serbe, e cila duke dënuar rastin ka kërkuar që këtij rasti të mos i jepen ngjyrime politike.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Rada Trajkoviq duke e cilësuar si hipokrizi të listës serbe!

“Dje, Presidenti i Serbisë, Vuçiq, personalisht mua dhe Nenad Rashiqi na quajti  ‘tradhtarë’ para medieve. Sot, djali i Nenadit u rrah në mënyrë brutale gjatë daljes nga shkolla, kurse unë u informova se Ministria e Brendshme e Serbisë ma ka hequr mbrojtjen sepse unë nuk jam më ‘e rrezikuar për sa i përket sigurisë’”.

Edhe e ashtuquajtura Zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën ka dënuar dhe ka shprehur shqetësimin e thellë në lidhje me sulmin ndaj Nikolla Rashiqit, djalit të Nenad Rashiqit, në Graçanicë.

Kjo zyrë inkurajon Policinë e Kosovës të identifikojnë dhe ndjekin penalisht autorët e dhunës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori