Juliano Belletti është ambasador i ri i klubit katalunas, Barcelona.

Barcelona këtë vit ka filluar fushatën e tyre për t’i emëruar në poste të ambasadorëve disa nga legjendat dhe ish-futbollistët e saj.


Fillimisht ishte Eric Abidal, i cili u emërua në postin e ambasadorin në Francë, ndërsa pas tij radha ishte e Ronaldinhos për në Brazil.

abidal

ronaldinho

Pas këtyre dyve, tani radha i ka ardhur ish-mbrojtësit, Belletti, i cili është emëruar po ashtu ambasador në Brazil.

Ndryshe, Belletti ka luajtur në Barça gjatë viteve 2004–2007, ndërsa mbahet mend për golin e shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit. /Telegrafi/

belletti

telegrafi sport app