LAJMI I FUNDIT:

Pas protestës, banorët e fshatit Kusar i dërgojnë kërkesë kryetarit Ardian Gjini

Pas protestës, banorët e fshatit Kusar i dërgojnë kërkesë kryetarit Ardian Gjini

Banorët e fshatit Kusar dhe fshatrave përreth të cilët protestuan dje para Kuvendit Komunal të Gjakovës për ndalimin e gurthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut, i kanë parashtruar kërkesë kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini.

Në një komunikatë, thuhet se dje kanë marrë dy dokumente ku thuhet se kinse Komuna e Gjakovës po kërkon ndalimin, por sipas tyre, është vetëm një manipulim për opinionin.

Sipas tyre, dokumentet e Komunës janë shumë konfuze dhe po hezitojnë të kërkojnë ndalimin dhe anulim e gurthyesit.


Ata i kanë përsëritur kërkesat e tyre.

“Në kërkojmë t’ju drejtoheni Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me kërkesë për ndalimin e punimeve dhe anulim të vendimit, ky problem të zgjidhet nga Komuna dhe MMPH dhe të ndalet menjëherë degradimi në terren. Të kërkoni nga MMPH dosjen e të gjitha dokumenteve dhe të kërkoni ndërhyrje në procedurë. Nëse ju thoni nuk keni dhënë pëlqim dhe se dokument ‘njoftim’ është keqpërdorur, ju lutem paditeni shkelësin e ligjit”, thuhet në kërkesën e banorëve drejtuar kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori