LAJMI I FUNDIT:

Pas Preshevës, edhe në Komunën e Bujanocit ngritet flamuri kuq e zi

Pas Preshevës, edhe në Komunën e Bujanocit ngritet flamuri kuq e zi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka uruar festën e 28 Nëntorit.

Përmes një video postimi në rrjetin social në Facebook, Lutfiu shihet duke ngritur flamurin kombëtar në Komunën e Bujanocit.

“Kombin e ngrisim kur më shumë i japim se sa i marrim!”, ka shkruar Luftiu.


Shqiprim Arifi vendos flamurin kombëtar në Komunën e Preshevës
Lexo po ashtu Shqiprim Arifi vendos flamurin kombëtar në Komunën e Preshevës

Ndryshe, edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të hënën ka vendosur flamurin kombëtar për nder të festës së flamurit, 28 Nëntorit.

Arifi ka thënë se kjo është hera e shtatë që po e vendos flamurin, ndërsa ka uruar qytetarët për festën. /Telegrafi/