Në 2017-n ishin polakët ata që “zbuluan” Shqipërinë. Agjencitë polake prenotuan që në dimër hotelet në Golem dhe në verë turistët zbarkuan në bregdetin shqiptar. Sipas INSTAT, për periudhën janar nëntor, Shqipërinë e vizituan 115 mijë polakë, me një rritje të ndjeshme prej 75% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ardhja e turistëve polakë nxiti dhe hotelet të bashkëpuninin dhe të fillonin dhënien e ofertave “all inclusive” (të gjitha të përfshira).
Interesi nga Europa Qendrore për të pushuar në Shqipëri edhe vitin e kaluar ka qenë i lartë. Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar dhe Menager i Happy Tours, pohon për Monitor se kanë vijuar të rezervojnë çekët, sllovakët, shtetas nga vendet skandinave. Vihet re një numër në rritje i ukrainasve. Krahasuar me një vit më parë, ka rritje të prenotimeve në tërësi me 40%. Sipas Kasas, 90% e kapacitetit të hoteleve janë rezervuar që tani.
Një tjetër agjenci që ka hyrë këtë vit në tregun shqiptar është Alpitours nga Italia, e cila pritet të sjellë italianë, kryesisht në jug të vendit.
Por, interesi i lartë i turistëve nuk po gjen të njëjtën përgjigje nga institucionet shtetërore.
Kasa thotë se problemi më i madh që kanë partnerët turistikë të Shqipërisë është infrastruktura. “Kjo infrastrukturë konsiston në rrugë me pluhur me baltë, me tregtarë ambulantë që shesin nëpër tezga. P.sh., zona e Golemit momentalisht është në një gjendje katastrofike, është hapur rruga, balta është e madhe. Europianoqendrorët që vijnë në këtë zonë, këtë vit do të mërziten n.q.s. do të shohin që nuk është bërë asgjë nga viti i kaluar”, pohon ai.
Sipas INSTAT, për 11 mujorin 2017, në Shqipëri hynë gjithsej 4.86 milionë shtetas të huaj, (me një rritje prej 7.8% me bazë vjetore), gjysma e të cilëve ishin për qëllime turistike.
Dukuria më tipike e vitit të kaluar ishte rënia e dukshme e turistëve nga Kosova, me 20%, apo rreth 400 mijë turistë më pak, si një dëshmi se problemet afatgjata të turizmit shqiptar herët a vonë do të ndikojnë negativisht dhe tek turistët e rinj, që sapo e kanë zbuluar Shqipërinë.
Për 11 mujorin, rritje të dukshme, përveç polakëve shënuan dhe italianët (40.7%), gjermanët (45.9%), maqedonasit (13.6%), anglezët (26%), grekët (21.1) etj. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës