LAJMI I FUNDIT:

Pas një shekulli, i kthehet minarja Xhamisë së Ali Pashës në Ohër

Pas një shekulli, i kthehet minarja Xhamisë së Ali Pashës në Ohër
Foto: Ilustrim

Restaurimi i Xhamisë së Ali Pashës në qytetin e Ohrit ka përfunduar dhe hapja e saj do të bëhet më 28 nëntor, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë.

Në një deklaratë, Drejtori i Përgjithshëm i Vakëfeve, Adnan Ertem, tha se Xhamia e Ali Pashës, e ndërtuar në vitin 1573 nga Suleyman Pasha dhe e rinovuar në vitin 1823 nga Ali Pasha, nga i cili e ka marrë emrin, është një monument vakëf, minarja e të cilit është rrënuar para 107 viteve.

Ai rikujtoi se kishin shkuar për bashkëpunim me Bashkësinë Islame Fetare të Maqedonisë së Veriut pas kërkesës për restaurim dhe se më 1 prill 2015 ishte nënshkruar protokoll.


Ertem tha se në kuadër të tenderit, projekti i restaurimit ishte përgatitur duke u bazuar në dokumentet e Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeut – Ohër, duke shtuar se ai u miratua më 14 qershor të vitit 2016.

“Punimet e restaurimit filluan më 22 mars 2017. U rindërtua minarja e xhamisë vakëf, e lartë 32,5 metra e shembur në fillimt të shekullit 20. Të gjitha punimet restauruese përfunduan muajin e kaluar”, tha Ertem. Në hapjen e xhamisë më 28 nëntor nga Turqia pritet të marrin pjesë zëvendësministri i Jashtëm, Yavuz Selim Kıran, dhe zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Ahmet Misbah Demircan./AA/

Foto: Anadolu Agency

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori