LAJMI I FUNDIT:

“Pas ndryshimeve kushtetuese, radhën do ta ketë presidenti konsensual”

“Pas ndryshimeve kushtetuese, radhën do ta ketë presidenti konsensual”

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ende nuk kanë biseduar për emrin e kandidatit konsensual për shef shteti për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, kështu ka deklaruar vet kryeministri Zoran Zaev, transmeton Koha.

Sipas tij, debati për emrin e kandidatit konsensual do të hapet pasi të jenë votuar ndryshimet Kushtetuese në Kuvend. Seanca plenare në të cilën do të votohet për ndryshimet Kushtetuese është caktuar për më 9 janar.

“BDI nuk është partneri i vetëm i koalicionit, kemi më shumë partner. Besoj se do të gjejmë forcën që të zgjedhim një kandidat, i cili do të jetë një zgjidhje e pranueshme për shumicën e qytetarëve”, ka deklaruar kryeministri Zaev.


Ndërkohë, që për këtë çështje tanimë në opinion janë liferuar disa emra si kandidat të mundshëm konsensual për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019. Denko Malevski, Stevo Pendarovski, Imer Selmani, Oliver Spasovski, Radmilla Shekeqinska.

Si emër më serioz për të qenë kandidat konsensual është ish-diplomati Denko Malevski për të cilin kohë më parë edhe vet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti patë deklaruar se mund të jetë një zgjidhje e pranueshme për kandidat konsensual.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori