Ndeshja mes Drenicës dhe Prishtinës u mbyll pa gola në një ndeshje që u zhvillua në një terren të vështirë dhe u vendos në penallti.
Prishtina fitoi 5-4 pas ekzekutimit të penalltive duke kaluar në raundin tjetër të Digitalb Kupës së Kosovës.
Pas ndeshjes gjyqtari i ndeshjes Mervan Bejtullahu është sulmuar nga disa persona.
Mësohet se ai është sulmuar nga tifozë të klubit të Drenicës, shkruan Telegrafi.
“Rasti i sulmit ndaj gjyqtarit në ndeshjen e futbollit është induar pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Dyshohet se tre persona tani për tani të panjohur ta kenë sulmuar gjyqtarin. Rasti po hetohet”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes pasi sulmi ndaj gjyqtarit ka qenë jo i vogël.
Bejtullahu është njëri nga gjyqtarët e rinj dhe perspektiv në Kosovë. /Telegrafi/