LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga portieri Karius, modelja Sofia Thomalla hidhet në krahët e tenistit të famshëm Zverev

Pas ndarjes nga portieri Karius, modelja Sofia Thomalla hidhet në krahët e tenistit të famshëm Zverev

Modelja e njohur gjermane, Sofia Thomalla i ka dhënë fund lidhjes me portierin e Besiktas, Loris Karius.

Por, nuk ka shkuar gjatë dhe tani 32-vjeçarja është gati të dalë në publik me dashurinë e saj të re.

Aktorja poston një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet në përqafim të yllit të tenisit, Alexander Zverev, teksa dyshja shihen së bashku në plazh.


Foto: Sophia Thomalla/Instagram

Thuhet se ata janë takuar përmes një shoku të përbashkët dhe disa javë më parë dyshohet se njohja u bë më shumë se miqësi.

Vetëm disa muaj më parë prezantuesja Sophia Thomalla konfirmoi për “Bild” se nuk ishte më në ldihje me Loris Karius , 28-vjeç. Lajmi erdhi si befasi, pasi kishte zëra për një fejesë të tyre.

Ndërkaq, tenisti ishte në një lidhje me modelen, Brenda Patea deri në verën e vitit 2020. Të dy u bënë prindër të një vajze në mars të këtij viti. /Telegrafi/

Foto: Loris Karius dhe Sophia Thomalla
Foto: Sophia Thomalla/Instagram
Foto: Sophia Thomalla/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Beatrix Ramosaj shkëlqen me një pamje sportive në New York

Beatrix Ramosaj shkëlqen me një pamje sportive në New York

Magazina
Përplasje në prapaskenë me produksionin? - Videoja virale e Egli Takos që po ngjall dyshime

Përplasje në prapaskenë me produksionin? - Videoja virale e Egli Takos që po ngjall dyshime

Magazina
Gjesti bën monolog para pasqyrës: Të qëndrosh 160 ditë duke prodhuar tërë kohën, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë - vetëm unë

Gjesti bën monolog para pasqyrës: Të qëndrosh 160 ditë duke prodhuar tërë kohën, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë - vetëm unë

Magazina
Hodhi dyshime për produksionin pas daljes së Silvanës, Luana i reagon ashpër Frederikut: Kushdo nga ju është i lirë të largohet

Hodhi dyshime për produksionin pas daljes së Silvanës, Luana i reagon ashpër Frederikut: Kushdo nga ju është i lirë të largohet

Magazina

"Qenkam çuar për t’u puthur sot", Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Eglit

Magazina
Dalin në shitje biletat për Sunny Hill Festival 2025

Dalin në shitje biletat për Sunny Hill Festival 2025

Magazina
Kalo në kategori