Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kanë shijuar një darkë së bashku në Milano.

Pavarësisht thashethemeve se DiCaprio dhe Hadid ishin ndarë, duket se dyshja ende po e shohin njëri-tjetrin – të paktën si miq – teksa po shijonin natën në kryeqytetin italian.


Fotot e siguruara nga Page Six tregojnë yllin e "Revenant", 48 vjeç dhe Hadid, 27 vjeçe, duke u larguar nga Casa Cipriani.

Screenshot 10 34 Foto: SplashNews

DiCaprio dhe Hadid thuhet se mbërritën rreth mesnatës me orën lokale dhe u nisën brenda 10 minutash nga njëri-tjetri.

Megjithatë, një burim theksoi se Hadid dhe DiCaprio ishin pjesë e një darke masive në grup që festonte ditëlindjen e Edward Enninful.

Të pranishmit e tjerë përfshinin Kendall Jenner dhe Dakota Johnson.

Screenshot 11 25 Foto: SplashNews

Një burim i dytë tregoi se fituesi i “Oscar” dhe modelja u ulën së bashku në lokalin privat.

“Ata po buzëqeshnin me njëri-tjetrin”, ndan burimi i brendshëm.

Screenshot 12 24 Foto: SplashNews

DiCaprio nga ana tjetër pas ndarjes nga Hadid është shoqëruar me disa femra të famshme.

I njëjti së fundmi u takua në pas-ndejën e BAFTAs me prezantuesen Maya Jama. /Telegrafi/