Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik, kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin me mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00 në fshatin Dobërqan, Gjilan.


Sipas raportit të policisë, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/