Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur sot aktgjykimin për rastin “Pronto”, ku të gjithë të akuzuarit u liruan nga akuza.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë janë shpallur të pafajshëm për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.
Lidhur me këtë vendim të Gjykatës, Adem Grabovci në një prononcim për Telegrafin u shpreh se e ka pritur një vendim të tillë.
Ai theksoi se për të befasuese ka qenë ngritja e aktakuzës dhe rihapja e hetimeve.
“Së pari unë nuk e kam pritë që do të vie puna për ngritje të aktakuzës, sepse ky ka qenë një proces i hetuar nga ELUEX-i dhe i përfunduar me një vendim se nuk ka pas asnjë provë. Ajo që mua personalisht më ka shqetësuar më së shumti ka qenë pasiguria juridike që është shkaktuar për të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse ngritja e kësaj aktakuze dhe rihapja e hetimeve pas konsultimi të një procesi nga një trup gjykues pa pasur asnjë provë me u rihap është absurditet dhe është rasti i parë”, ka thënë Grabovci.
Grabovci tutje shtoi se rihapja e hetimeve ndaj tij dhe të tjerëve, ka qenë mesazh se për interesa të një grupi apo individi mund të godasin për të degraduar apo edhe eliminuar.
“Për mua gjykimi publik është bërë, më vjen për keq për të gjithë ata dashamirë që më kanë përkrahë gjatë tërë këtij procesi që janë malltretu kot, për mu ka qenë i ditur ky epilog, nuk është diçka befasuese, befasues ka qenë rihapja e hetimeve dhe kjo për mu ka nënkuptua dhe ka qenë si mesazh se kur tenton dikush për interes të një grupi apo individi mund ta godasë kënd ta dojë për ta degraduar dhe eliminuar dikë”, u shpreh Grabovci për Telegrafin.
Tutje ai shtoi se për këto tri vite nuk ka pranuar të prononcohet lidhur me këtë rast, pasi siç tha ai “kam dashur t’ia lë duart e lira drejtësisë”.
“Për këto tri vite që ka ndodh ky rast me gjithë presionin që kam pas nuk kam pranuar të prononcohem edhe pse e kam ditë që e drejta është në anën time, por kam dashur ta shpreh besimin në institucionet e vendit tim, kam heshtur sepse kam dashur t’ia lë duart e lira drejtësisë”, tha Grabovci.
Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajaziri dhe të tjerët akuzoheshin se gjatë muajit tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2011 kishin emëruar në mënyrë të kundërligjshme në pozita udhëheqëse njerëz të afërt të tyre ose me partinë e tyre në ndërmarrjet publike “Trainkos”, “Infrakos”, “Hidro-Drini”, “Radoniqi-Dukagjini”, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Dosja e SPAK: Veliaj intimidoi agjentët e BKH me mesazhe, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/04/ajolaerion-380x233.jpg)
Dosja e SPAK: Veliaj intimidoi agjentët e BKH me mesazhe, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët
![Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, Sveçla: Kosova shënon përparim historik në luftën kundër korrupsionit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Xhelal-Svecla-konference-foto-Ridvan-Slivova-3-380x233.jpg)
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, Sveçla: Kosova shënon përparim historik në luftën kundër korrupsionit
![Mjekët nga Ohri dhe Struga kërkojnë qendra rajonale të testimit për Covid](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/covid-xec-variant-signs-and--380x233.jpg)
Mjekët nga Ohri dhe Struga kërkojnë qendra rajonale të testimit për Covid
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht