Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ia ka kthyer letrën kryeministrit Albin Kurti i cili para pak ditësh ka kërkuar ta takoj për të diskutuar për dialogun, programin qeverisës, sfidat në shtetndërtimin demokratik, zhvillimi socio-ekonomik.
Në letrën që Veseli ia ka kthyer më 3 mars Albin Kurtit, i ka thënë se e mirëpret ta takoj në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të diskutuar për fuqizimin e pozicionit të Kosovës përballë Serbisë, por Veseli i ka shprehur shqetësime Albin Kurtit për qëndrimet e tij karshi Amerikës.
“Shpreh shqetësimin tim me mungesën e qëndrimeve tuaja të qarta dhe të paqëndrueshme përballë Serbisë dhe kursit konfrontues me aleatin tonë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e liderit të PDK-së Kadri Veseli dërguar kryeministrit Albin Kurti.
Më tutje në këtë letër të Veselit thuhet se Kosova, jo vetëm sot, por edhe më parë, ka pasur dhe ka nevojën e dakordimeve të spektrit politik, sidomos për çështjet e rëndësisë nacionale.
“Por, të ftosh në takim konsultues dhe nga ana tjetër të marrësh në të njëjtën ditë vendime të njëanshme, kjo nuk i ndihmon nevojës së konsensusit nacional për temat që më keni ftuar në takim. Edhe njëherë, për hir të transparencës, edhe për hir të respektimit të hierarkisë institucionale, çështjet që keni kërkuar t’i flasim, si programi qeverisës, sfidat në shtetndërtimin demokratik, zhvillimi socio-ekonomik, konsideroj se e kanë vendin për debat në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ndërsa, për tema të tjera, si politika e jashtme dhe se si ta forcojmë Kosovën përballë Serbisë, është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe konsensusi nacional. Jam i gatshëm në çdo kohë t’ju pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kurdo që ju të keni dëshirë për takim. Por po ashtu, edhe unë, në çdo iniciativë që do të ndërmarr në interes të vendit, do të ju drejtohem dhe vij për takim me Ju si kryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Veselit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri