Site icon Telegrafi

Pas kthimit te Baseli, Shaqiri do të jetojë në shtëpinë e prindërve – kjo për një arsye ligjore

Në vend që të jetojë në vilën e tij në Kapuzinerberg, Xherdan Shaqiri tani jeton me prindërit e tij në Kaiseraugst.

Leja e ndërtimit për shtëpinë e tij është një çështje për Gjykatën Federale, raporton 20min.

Ndërkohë, Shaqiri është kthyer në dhomën e tij në banesën e prindërve të tij në Kaiseraugst.

Lexo po ashtu Shaqiri flet për të gjitha, nga rikthimi te Baseli te shtëpia ku jeton: Nuk ishte për para, jam si vera, sa më i vjetër aq më i mirë

“Ndihem rehat atje”, deklaroi ai të martën në konferencën për shtyp në Parkun St. Jakob të Bazelit kur u pyet për situatën e tij aktuale të jetesës.

“Shpresoj që jo të gjithë të vijnë duke i rënë ziles së derës”, shtoi tutje.

Qyteti i Rheinfelden i dha lejen e ndërtimit për të në verën e vitit 2022 dhe ndoshta do të ishte tashmë gati për banim, por leja e ndërtimit tani është një çështje për Gjykatën Federale.

Lexo po ashtu Pritje madhështore për Xherdan Shaqirin nga fansat e Basel – mijëra njerëz kishin dal ta takonin 'shpëtimtarin' e klubin 

“Projekti i planifikuar i ndërtimit nuk mund të miratohet”, ka përfunduar Gjykata Administrative e Aargaut më 31 janar 2024. Shaqiri tani ka apeluar vendimin.

Nuk është ende e qartë se kur do të merret Gjykata Federale me rastin. Në procedurë është përfshirë edhe qyteti i Rheinfelden, i cili fillimisht i dha Shaqirit lejen e ndërtimit.

Ardhja e milionerit të pasur do të ishte fitimprurëse për arkën e taksave të qytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version