LAJMI I FUNDIT:

Pas Katarit, familja e Mbappes do të udhëtojë në Madrid javën e ardhshme

Pas Katarit, familja e Mbappes do të udhëtojë në Madrid javën e ardhshme

Familja e sulmuesit Kylian Mbappe thuhet se do të udhëtojë në Madrid javën e ardhshme për t’u takuar me drejtuesit e Real Madridit.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka qenë i lidhur fort me një lëvizje te Los Blancos kur kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Sipas RMC Sport, ky takim do të jetë mbi të drejtat e imazhit të Mbappes në rast se ai vendos të nënshkruajë për Real Madrid këtë verë.


Man City do të rivalizojë Real Madridin për transferimin e Mbappes
Lexo po ashtu Man City do të rivalizojë Real Madridin për transferimin e Mbappes

Shtytja e fundit e PSG-së për të rinovuar Mbappen

Nëna e Mbappes, Fayza Lamari, këtë javë ka qenë në Doha, ku ka zhvilluar takime të ndryshme me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

PSG po ecën përpara me përpjekjet e tyre për ta bindur atë të nënshkruajë një marrëveshje të re, dhe sipas RMC Sport ata janë optimistë.

Megjithatë, familja e Mbappes dëshiron të dëgjojë të dyja palët për të pasur të gjithë informacionin në dispozicion në mënyrë që vetë 23-vjeçari të marrë vendimin përfundimtar.

Presidenti i Francës flet për të ardhmen e Mbappes: Duhet të luftojmë për ta mbajtur në Ligue 1
Lexo po ashtu Presidenti i Francës flet për të ardhmen e Mbappes: Duhet të luftojmë për ta mbajtur në Ligue 1

Real Madridi është gjithashtu i bindur se mund të sigurojë nënshkrimin e një lojtari që nuk e ka fshehur ëndrrën e tij për të luajtur për klubin.

Mesazhet e Mbappe në muajt e fundit kanë qenë të paqarta. Më parë, deklaratat e tij dukeshin si një lamtumirë për PSG-në , por së fundmi ai duket se ka hapur derën për një kontratë të re. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori