Dy dasma të mëdha do të ndodhin në Gostivar gjatë muajit korrik.

Sulmuesi Admir Mehmedi, që luan me kombëtaren e Zvicrës dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, i cili luan me Gjermaninë, kanë vendosur që t’i japin fund beqarisë, menjëherë pas përfundimit të kampionatit evropian në Francë.


skodera

Burimet e gazetës lajm bëjnë me dije se të dytë kanë caktuar dasmat e tyre në një prej restoranteve më luksoze në Gostivar.

Memedi ka caktuar dasmën me 17 korrik, kurse një javë më vonë (24 korrik) është dasma e Mustafit.

E dashura e Shkodran Mustafit është nga Struga, kurse ajo e Admir Mehmedit nga Gostivari.

Pritet që në dasmat e tyre të marrin pjesë mysafirë të shumtë, mes tyre edhe emra të njohur nga fusha e sportit.

adiss