Për herë të parë pas dhjetë viteve, aeroporti i Singaporit, Changi, ka humbur epitetin e aeroportit më të mirë në botë.
Këtë herë në krye të listës së aeroporteve më të mira ndërkombëtare është ai Dohas, Hamad, që çdo vit ishte ngjitur në listë derisa arriti në krye të saj, transmeton Telegrafi.
E aeroporti i Singaporit që mbante titullin e më të mirit, këtë vit ka rënë në të tretin. Suksesi i Dohas lidhet me suksesin e aviokompanisë Qatar Airways. Qeveria e Katarit ka investuar shumë si në fluturake ashtu edhe në aeroport.
Pasagjerët e Qatar Airways që frekuentojnë Dohan, munden pa as edhe një qindarkë të shëtisin dhe ta vizitojnë qytetit – duke marrë akomodim dhe ushqim falas. E aeroportet në Evropë dhe Azi kanë dominuar listën e plotë.
Lista e plotë e aeroporteve më të mira:
Doha Hamad, Katar
Tokio, Haneda
Singapor, Changi
Seul, Incheon
Tokio, Narita
Mynih
Cyrih
Londër, Heathrow
Kansai
Hong Kong. /Telegrafi/