LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 13° cloudy

Pas dëmtimit, rregullohet busti i Skenderbeut në Gjilan

Pas dëmtimit, rregullohet busti i Skenderbeut në Gjilan

Para një jave Telegrafi pati raportuar për dëmtimin e bustit të heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, i cili është i vendosur në hapësirën afër objektit të Kuvendit të Komunës së Gjilanit.

Ngjarjes i është përgjigjur menjëherë policia në rajonin e Gjilanit, derisa zëdhënësi Valon Osmani, pati thënë se hetimet për këtë rast kanë filluar.

Keqbërësit kishin mbuluar me ngjyrë mbishkrimin “Skenderbeu”, por në pamjet e marra të Telegrafit, shihet se busti është kthyer në gjendje normale.


Dëmtohet busti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeu në Gjilan, policia nis hetimet
Lexo po ashtu Dëmtohet busti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeu në Gjilan, policia nis hetimet

Nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport kanë thënë për Telegrafin se një person i papërgjegjshëm ka fshirë me ngjyrë (spray) në bazamentin e heroit kombëtar, duke theksuar se pas kësaj drejtoria në fjalë ka intervenuar menjëherë.

“Para disa ditësh, ndonjë person i papërgjegjshëm ka fshirë me ngjyrë spray në bazamentin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, vetëm emrin ‘’Skenderbeu’’.

“Ne si DKRS kemi intevenuar menjëherë duke ia larguar sprayin nga bazamenti, e duke e kthyer në gjendjen e mëparshme”, thuhet në njoftimin e drejtorisë për Telegrafin.

Drejtoria për Kulturë e dënon këtë akt sespe sipas tyre nuk është një akt vetëm ndaj bustit të heroit, por edhe një akt ndaj historisë kombëtare.

“Ne dënojmë këtë akt, sepse ky nuk është një akt vetëm ndaj bustit të heroit tonë, por është një akt ndaj historisë sonë kombëtare”, thuhet në përgjigjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Lajme
Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Lajme
Forbes publikon listën e miliarderëve nëpër botë, për herë të parë në të edhe një shqiptar

Forbes publikon listën e miliarderëve nëpër botë, për herë të parë në të edhe një shqiptar

Botë
Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Kronika e Zezë
SHBA zhvendos bombarduesit B-2 në ishullin e Oqeanit Indian - në një shfaqje masive të forcës ndaj Houthi-ve dhe Iranit

SHBA zhvendos bombarduesit B-2 në ishullin e Oqeanit Indian - në një shfaqje masive të forcës ndaj Houthi-ve dhe Iranit

Botë

"Faulli më i keq që ka pësuar në karrierën e tij", Viniciur Jr i ‘mbijetoi’ një ndërhyrjeje brutale

Ndërkombëtare
Kalo në kategori