LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratës së Lavrov-it, Tërmkolli: Ku do ta fusin kokën politikanë e analistë shqipfolës që ‘shkumonin’ për ‘Open Balkan’?!

Pas deklaratës së Lavrov-it, Tërmkolli: Ku do ta fusin kokën politikanë e analistë shqipfolës që ‘shkumonin’ për ‘Open Balkan’?!

Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili tha se Rusia e mbështet iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, e cila është nismë e Beogradit, ish deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktivistja politike, Melihate Tërmkolli drejton kritika ndaj atyre që përkrahën këtë iniciativë.

Tërmkolli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar : “Pas deklaratës së Lavrov-it, ku do ta fusin kokën politikanë e analistë shqipfolës që ‘shkumonin’ për ‘ Open Balkan’ !

Ndërkaq, Tërmkolli ditë më parë ka shkruar po ashtu se pa shqiptarët, konkretisht pa kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, sipas saj ky projekt ruso-serb nuk do të nisej.


“Pa shqiptarët, konkretisht pa Edi Ramën ky projekt ruso-serb nuk do të nisej fare ose edhe po të nisej, për arsyet e përmendura, tani do të ishte zhbërë. Duket të jetë ky projekti jetësor i Edi Ramës. Më antishqiptari që nga “vitet e arta” të diktatorit Enver Hoxha kur e bëri Shqipërinë në një union me Jugosllavinë”, tha ajo.

Ish deputetja Tërmkolli po ashtu ka shkruar se atë që nuk arriti ta bëjë diktatori Enver Hoxha, është gati ta bëjë Edi Rama me pasionin e një të marri kozmopolitan.

“Atë që nuk arriti ta bëjë diktatori Enver Hoxha, është gati ta bëjë Edi Rama me pasionin e një të marri kozmopolitan që shpërfaqë tërë vrazhdësinë e inferioritetit të etërve të tij ideologjik e politikë ndaj Serbisë. Në Kosovë, matrapazë shqipfolës të ‘Open Balkan-it’, neo-jugosllavë të fshehur pas “bashkëpunimit rajonal”, të entuziazmuar me ‘gjenialitetin’ e Edi Ramës (për ta, politikanë shqiptarë “gjenialë” janë ata që punojnë për interesa të Serbisë!), i mbajnë iso-n ‘kapo-s’ së tyre në këtë projekt ndër më djallëzorët”, ka shkruar ndër të tjera Tërmkoli. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori