LAJMI I FUNDIT:

Pas daljes së bashkëshortit nga burgu, Rezarta Shkurta i falënderon të gjithë ata që e mbështetën gjatë periudhës së vështirë

Pas daljes së bashkëshortit nga burgu, Rezarta Shkurta i falënderon të gjithë ata që e mbështetën gjatë periudhës së vështirë

Ermal Hoxha nuk është vetëm nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, por dhe bashkëshorti i këngëtares dhe modeles, Rezarta Shkurta. Së fundmi ajo ka nisur biznesin e saj, kompaninë fotografike me emrin e vajzës së çiftit, “Hera”.

Në profilin e saj në Instagram, Rezarta ka postuar një video mallëngjyese, ku babë e bijë shfaqen së bashku, pas daljes nga burgu të Ermalit.

Në sfond dëgjohet kënga e popullarizuar e Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, “Dhurata”, transmeton Top Channel.


Nga kënga është përzgjedhur fraza “Jo më shumë se çdo fjalë, jo më shumë se muzikë, do të dua përjetë, shpirti im ti mos ki frikë”. Një mesazh ky nga Ermali, për të voglën Hera.

https://www.instagram.com/p/Bn1uBtjADyw

“Familja ime e vockël u bashkua. Faleminderit për çdo fjalë e mbështetje që kam ndjerë nga ju , këto vite të vështira…”.

“Uroj nga zemra për gjithsecilin nga ju, të gjitha urimet që më keni dhënë, t’ju kthehen në bekime në jetët tuaja”, ka shkruar në mesazhin e saj këngëtarja.

Ermal Hoxha la qelinë tre vite pas dënimit për trafik droge e mbetur në tentativë.