Dhimbja e dhëmbit është padyshim një prej dhimbjeve, e cila është e pakëndshme. Secili prej nesh një herë të paktën në jetë, ka provuar ndjenjën e dhimbjes së dhëmbit
Por si shfaqen ato dhe cilat janë simptomat që e shoqërojnë dhe si të veprojmë në atë situatë?
Shumë pak e dinë që dhimbja e dhëmbëve, mund të jetë shenjë e një problemi në trupin tonë. Kjo sepse dhëmbët e poshtme dhe të sipërme lidhen me veshkat, fshikëzën dhe veshët ndërsa dhëmbët e qenit janë të lidhur me gjendjen e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.
Sikurse e shpjegojnë ekspertët, premolaret pasqyrojnë gjendjen e mushkërive, molarët tregojnë shumë për gjendjen e stomakut, shpretkës dhe pankreasit, dhe dhëmballat e pjekurisë lidhen me zemrën edhe zorrën e vogël.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha dhimbjet apo sëmundjet e brendshme shoqërohen nga dëmtimi i dhëmbëve.
Por nëse jeni duke përjetuar dhimbje në dhëmbët premulare, shkaku mund të jetë koliti, reaksionet alergjike dhe pneumonia.
Nëse jeni duke përjetuar dhimbje tek dhëmbët e qenit, kjo gjë mund të lidhet me hepatitin.
Nëse keni dhimbje tek dhëmbët e katërt (lart dhe poshtë), ndoshta mund të vuani nga dhimbjet e gjunjëve, bërrylave, shpatullave ose sëmundjet e lidhura me inflamacion, si artriti.
Sa i përket dhimbjes tek dhëmbët molarë, arsyet mund të jenë ulçera e stomakut, pankreati kronik, anemia, gastriti kronik.
Ndërkohë, mënyrat për të parandaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte të shtëpisë janë të shumta. Uji i kripur është një dezinfektues natyral dhe gjithashtu një ilaç efektiv për të kuruar dhimbjen e dhëmbit. Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni gjysmë lugë gjelle me kripë dhe me të bëni gargare. Përzierja parandalon enjtjen dhe pastron zonën e irrituar.
Alternativa të tjera janë edhe kompresat e ftohta, hudhrat dhe qepat: mbani një kompresë të tillë për 15 minuta në zonën kur keni kriza dhe dhimbje.
Shtypeni hudhrën mirë e mirë derisa të krijoni një pastë. Lyeni zonën problematike për të vrarë mikrobet dhe qetësuar dhimbjet.
Qepa ka po ashtu të njëjtin efekt. Prisni një copë të vogël dhe vendoseni aty ku keni dhimbje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri