LAJMI I FUNDIT:

Pas ahengut në Prapashticë, ku u përdorën armë zjarri, policia kontrollon pjesëmarrësit dhe konfiskon armët

Pas ahengut në Prapashticë, ku u përdorën armë zjarri, policia kontrollon pjesëmarrësit dhe konfiskon armët
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës të martën në mbrëmje ka pranuar një informatë, ku në një lokacion në rajonin e Prishtinës, përkatësisht në një aheng në Prapashticë, ka pasur gjuajtje me armë zjarri nga persona të dyshuar.

Policia ka vendosur ‘pika kontrolli për automjete’ në lokacione të ndryshme, ku janë ndaluar disa vetura dhe disa persona, të cilët vinin nga ahengu që ishte mbajtura në fshatin Prapashticë.

Gjatë kontrollit, te të dyshuarit L.K. (1988, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole TT me dy karikatorë të zbrazët; E.K. (1980, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë; B.K. (1988, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole GLOK 17 me dy karikatorë (njëri nga ta me kapacitet prej 30 fishekëve); D.B. (1968, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe nëntë fishekë”, thuhet në komunikatë.


Po ashtu, dyshohet se një veturë, me qëllim të shmangies së kontrollit policor ka shfrytëzuar një rrugë alternative, por e njëjta është aksidentuar.

“Në SP ‘Veriu” është shoqëruar edhe organizatori i ahengut I.S. (1988), të cilit i është shqiptuar gjobë për shkelje të Ligjit COVID-19. Policia ka konfiskuar katër armë të shkurta, ka kontrolluar dhe verifikuar 20 persona që ishin në vetura, pjesëmarrës në ahengun në fjalë. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i DKR në PTH Prishtinë, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori