LAJMI I FUNDIT:

Pas abuzimit seksual ndaj të miturës, Osmani: Është koha të edukojmë djemtë tanë

Pas abuzimit seksual ndaj të miturës, Osmani: Është koha të edukojmë djemtë tanë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj abuzimit seksual ndaj një të miture në Prishtinë.

Presidentja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk është vetëm një rast i izoluar i ngacmimit seksual, por është një pasqyrë e trishtuar e një situate të rëndë në shoqërinë tonë.

Osmani ka bërë të ditur se sot ka biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, të cilët e kanë siguruar që me prioritet dhe profesionalizëm po e trajtojnë rastin në fjalë.


“Është përgjegjësi e jona kolektive për të punuar me ngulm që raste të tilla të mos përsëritën. Ne duhet të krijojmë siguri maksimale për vajzat e djemtë tanë, kudo që ndodhen ata: në rrugë, apo në shkollë. Siguria për ta është investim në të ardhmen e tyre”, shkruan Osmani.

Postimi i plotë i presidentes Osmani:

“Prindër të dashur,

Është koha e fundit të luftojmë mendësinë ku vajzat vazhdimisht ngacmohen e rriten me idenë që duhet të mbrohen, të kenë kujdes, e të privohen. Tani, si kurrë më parë, është koha të edukojmë djemtë tanë të trajtojnë motrat e shoqet e tyre të klasës si të barabarta me ta, e me respektin dhe dashurinë që ato e meritojnë.

Rasti i ngacmimit seksual të vajzës së mitur nga disa fëmijë poashtu të mitur, shpërfaqë nevojën urgjente të adresimit të çështjes së sigurisë për nxënësit e fëmijët në çdo rrethanë e çdo ambient.

Sot kam biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla dhe ministren e Arsimit, znj.Arbërie Nagavci, të cilët më kanë siguruar që me prioritet dhe profesionalizëm po e trajtojnë rastin në fjalë.

Është përgjegjësi e jona kolektive për të punuar me ngulm që raste të tilla të mos përsëritën. Ne duhet të krijojmë siguri maksimale për vajzat e djemtë tanë, kudo që ndodhen ata: në rrugë, apo në shkollë. Siguria për ta është investim në të ardhmen e tyre.

Siguria, mirëqenia, dhe e drejta e tyre për një fëmijëri të qetë, pa dhunë e në mirëqenie, duhet garantuar në çdo rrethanë dhe me çdo kusht!”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori