LAJMI I FUNDIT:

Pas 30 vjetëve, Richard Gere rikthehet në ekranet e vogla

Pas 30 vjetëve, Richard Gere rikthehet në ekranet e vogla
SAVANNAH, GA - NOVEMBER 04: Actor Richard Gere speaks onstage at 'Norman' Q&A during the 20th Anniversary SCAD Savannah Film Festival on November 4, 2017 in Savannah, Georgia. (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images for SCAD)

Aktori i famshëm i Hollivudit, Richard Gere pranoi rolin në serinë e re të dramës BBC “MotherFatherSon”, në të cilën do të luajë rolin e një manjati mediatik. Partnerët do të jenë aktorja Helen McCrory dhe Billy Haul.

Tetë episodet e serisë, që një prej tyre zgjat një orë, do të regjistrohen më së shumti në studiot e BBC-së në Londër.

Seria do të transmetohet në televizionin BBC Two, e cila shfaq një tregim të biznesmenit të suksesshëm, Max, ish-gruas së tij, Catherine dhe djalit të tyre, Cardin. Perandoria familjare rrezikohet në momentin kur djali i tyre, i cili është menaxher i gazetës në Mbretërinë e Bashkuar, del jashtë kontrollit.


https://www.instagram.com/p/__Bdx_Eeay/?hl=en&taken-by=richardgereofficial

Gere tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur që pas një kohe të gjatë të kthehet në ekranet e vogla.

“Pothuajse kanë kaluar 30 vjet që kur kam punuar në televizion për herë të fundit. Jam shumë i kënaqur që bashkëpunoj me BBC-në në këtë seri të jashtëzakonshme me kaq shumë njerëz të talentuar. Tema është shumë aktuale”, tha ai.

Aktori amerikan fitoi famë në vitin 1980 në filmin “The American Gigolo” dhe konfirmoi statusin e yllit me filmat “Zyrtari dhe Gjentelmeni” dhe “Pretty Woman”.

Theksojmë se xhirimet e serisë së re fillojnë këtë verë në Londër dhe Spanjë dhe data e premierës ende nuk dihet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina

"Slava Ukraini", aktorja Daryl Hannah del jashtë skenarit të 'Oscars 2025' dhe "godet" Trumpin me një deklaratë në skenë

Magazina
Kalo në kategori