LAJMI I FUNDIT:

Pas 27 viteve, rivarroset në vendlindjen e tij Rifat Berisha

Pas 27 viteve, rivarroset në vendlindjen e tij Rifat Berisha

Sot në fshatin Gurbardh të Komunës së Malishevës, është bërë rivarrimi i Rifat Berishës, i cili ishte zhdukur 27 vite më parë në Bosnje, gjatë luftës në atë vend.

Pas kërkimeve të vazhdueshme të familjes, për 27 vite më radhë, janë gjetur eshtrat e tij dhe janë kthyer dje në vendlindje, ndërsa sot, është bërë rivarrimi i tij.

Në ceremoninë e rivarrimit, krahas familjarëve, miqve dhe afërmve të tjerë, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pastaj Prenk Gjetaj, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, si dhe përfaqësues të subjekteve politike në Malishevë.


Kthehen në vendlindje eshtrat e Rifat Berishës, i zhdukur para 27 viteve në Bosnje
Lexo po ashtu Kthehen në vendlindje eshtrat e Rifat Berishës, i zhdukur para 27 viteve në Bosnje

Në fjalën e rastit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se “shqiptarët, me shekuj  i ka përcjellë ky fat, që të zhduken në luftëra të ndryshme, ku shumë prej tyre, nuk janë gjetur asnjëherë, por Rifatin e ka thirr toka e vet dhe falë këmbëngulësisë së familjes, është gjetur dhe u kthye që eshtrat e tij të prehen në tokën ku ka lindur”.

Ndërsa Prenk Gjetaj, në fjalën e tij, tha se “adresa e këtyre krimeve është Beogradi zyrtar, që nuk i tregon se ku është munduar ti fsheh gjurmët e krimeve të tyre, prandaj ftoj ndërkombëtarët që të ushtrojnë presionin e tyre, për zbardhjen e të gjitha rasteve të krimeve dhe ti tregojnë se ku i kanë varrosur të vrarët, duke u munduar që ti fshehin gjurmët e krimit”.

Në Komunën e Malishevës, nga lufta e fundit, vazhdojnë të jenë edhe 38 persona të zhdukur.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori