Asnjë detaj nuk e ka dhënë Prokuroria e Shtetit për një denoncim që Albin Kurti si kryeministër i kishte bërë ish-kryeministrit Hashim Thaçi për një letër që i kishte dërguar udhëheqësit të NATO-s se ushtarët e Kosovës nuk do të shkonin në veri pa lejen e KFOR-it.
“Betimi për Drejtësi” ka dërguar pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit dhe në Prokurorinë Speciale se cilat veprime janë ndërmarrë pas denoncimit të Kurtit për letrën e Thaçit. Mirëpo, as Zyra e Prokurorit të Shtetit dhe as Prokuroria Speciale nuk kanë kthyer përgjigje.
Denoncimi i Kurtit ndaj Thaçit ishte bërë më 26 shkurt të vitit 2020, në kohën kur kishte marrë mandatin e parë si Shef i Qeverisë.
“Kjo shkresë i është dërguar presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezi”, thuhet në komunikatën e Qeverisë ku përmendet Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi.
Ndërkohë, Albin Kurti, që ka rimarrë pozitën e Kryeministrit në mars të këtij viti, përsëri e ka hapur temën e letrës së Thaçit dërguar Sekretarit të NATO-s. Ka thënë se këtë lëndë e ka përcjellë në Prokurori dhe po pret përgjigje.
Letra e nënshkruar nga Thaçi në cilësinë e Kryeministrit në prill të vitit 2013 ishte një zotim me të cilin Thaçi e siguronte Sekretarin e NATO-s se asnjë veprim i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk do të ndërmerrej në Veri të Kosovës pa lejen e KFOR-it.
Të enjten, në seancën e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti tha se marrëveshje e Thaçit me NATO-n është e dëmshme.
“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e qytetarëve të Kosovës. Unë vazhdoj t’i qëndroj pas asaj që kam thënë në vitin 2020″, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se po pret përgjigje nga Prokuroria me denoncimin që ka bërë më 2020.“…Atëherë çështjen e kam referuar në prokurori dhe i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-së do të vazhdojnë që të thellohen”, ka deklaruar shefi i Qeverisë.
Prej përfundimit të luftës, Kosova asnjëherë s’ka pasur kontroll të plotë në pjesën veriore të Kosovës dhe as pas pavarësisë më 2008.
Ushtria e Kosovës nuk ka shkelur në këtë pjesë të Kosovës derisa trupat e KFOR-it dhe Policia e Kosovës janë prezentë atje.
Më 2011 ishte zhvilluar një aksion i Policisë për vendosjen e kontrollit në Veri ku kishte mbetur i vrarë një polic derisa ende nuk janë dënuar autorët e vrasjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë