Ekskavatori i KEK-ut, puna e së cilit ishte ndaluar për më shumë se një vit sonte ka rifilluar punën. Në mihjen sipërfaqësore të këtij fshati sonte doli edhe vet kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai që nga mbrëmë ka nisur bisedimet me banorët e këtij fshati të cilët nuk kanë lejuar nxjerrjen e thëngjillit pa u plotësuar kërkesat e tyre, shpronësimin dhe punësimin e nga një anëtari të familjes në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Për kryeministrin Haradinaj ky është një lajm i mirë që i ka ndodhë vendit.
Ai në një konferencë mbajtur krejt afër ekskavatorit të madh tha se me arritjen e kësaj marrëveshje dhe punën që ka filluar në këtë mihje Kosovës i siguron thëngjill të mjaftueshëm.
“Pas konsultave që kemi pasur me banorët edhe të Shipitullë dhe Hades, menaxhmentin e KEK-ut Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Ambientit kemi ardhur deri te zgjidhja, ekskavatorët e KEK-ut kanë filluar punë, ka mbetur edhe pak kohë dhe vështirësohet puna, po besoj ende jemi në kohë që mos të ndalet puna prodhimi i energjisë në blloqe sikurse të ishim vonuar mos me ndodhë kjo nisje dhe sikur të ndodhë ndalja e prodhimit Kosova do të humbte 500 mijë euro në ditë.. pra kemi qenë afër një situate që do të na kushtonte shumë. Na kanë thanë që ky ekskavator nuk ka punuar qe 14 muaj. Ne mendojmë që do t’i zam kohët e humbura dhe furnizimi me energji në këtë dimër do të jetë në nivel”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se si model për zhvendosje e kanë marrë modelin e banorëve të lagjes Shalë të Hades të cilët vite më parë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre duke u vendosur në fshatin Orlloviq.
“Është punuar gjatë për të gjetur formulën e kompensimit , komisioni për zhvendosje e ka jap një formulë e cila ka ndodhë më herët. Ne jemi kthyer në formulën e Hades, e cila formulë është pranuar nga banorët e Shipitullës. Ata janë të gatshëm edhe për zhvendosje. I kam përgatit dy vendime për Qeverinë, të premten Qeveria do t’i ketë në tavolinë për kompensim, por po ashtu edhe për t’i dhënë prioritet në punësim familjeve që zhvendosen sepse zhvendosja krijon kategori të veçantë dhe krijon vështirësi të shumta për jetë, nuk është e thjeshtë me të hjek nga vendbanimi i përhershëm para se të hyjë në dimër. Zgjidhja nuk është ideale por është zgjidhje reale”, tha Haradinaj kur u pyet se cila është marrëveshja konkrete për zhvendosje.
Kryeministri i vendit është pyetur edhe për ndërtimet e reja që janë bërë në këtë zonë por që sipas Haradinajt ky nuk është faji i banorëve sepse ata nuk kanë mundur tërë jetën të jetojnë me një status të padefinuar.
Kryeministri kërkoi sqarime edhe nga drejtori i KEK-ut për ndërprerje të energjisë elektrike hiq ma larg se sot.
Arben Gjukaj sqaroi se ndërprerjet janë bërë nga operatori tjetër KEDS e që sipas tij është shkaktuar nga moti i keq.
Rifillimin e punës së ekskavatorëve të KEK-ut në Shipitullë tregon se përveç që ka siguri të furnizimit me rrymë por më shumë, , siguri kombëtare të vendit për ekonominë dhe bizneset.
“Fal kësaj marrëveshje ne mund të konfirmojmë se kemi evituar një katastrofë për tërë vendin. Ndërprerjet e energjisë që kanë në Prishtinë ju e dini janë nga një operator tjetër për shkak të kushteve atmosferike që kanë mbretëruar. Me sonte mund të konfirmojmë se kemi stabilitet të energjisë elektrike”, tha Gjukaj.
Haradinaj në Shipitullë është shoqëruar nga kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi dhe anëtarët e kabinetit të tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Banka Qendrore Ruse: Inflacioni u përshpejtua ndjeshëm për shkak të sanksioneve të reja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?